LAJMI I FUNDIT:

Lapsi romak

Lapsi romak

Është një slogan i njohur që keni lexuar për çdo numër të suvenireve të lira turistike moderne: “Babai im shkoi kudo dhe nga të gjitha që ai më solli ishte ky…”! Një zbulim i shquar arkeologjik sugjeron se shitësit kishin ndjenjë të ngjashme të humorit, gati dymijë vjet më parë.

Një laps hekuri romak, i zbuluar në qytetin e Londrës e që daton rreth vitit 70 p.e.s., mbart mbishkrimin: “Kam ardhur nga qyteti. Ju sjell një dhuratë të mirëpritur me një majë të mprehtë që ju të mund të më mbani në mend”.


Michael Marshall, specialist për gjetjet romake, thotë se ky është një nga objektet më njerëzore nga Londra romake.

“Është shumë modest dhe i mprehtë. Kjo i jep ndjenjë të vërtetë të personit që e ka shkruar”, pohon ai.

Gjatë gërmimeve ndërmjet periudhës 2010 deri më 2014, ekspertët gjetën rreth 14 mijë artefakte me të cilat arkeologët vazhdojnë të punojnë. Paul Roberts, moderator nga Muzeu Ashmolean i Oksfordit, tha se nuk kishte parë asnjë laps të tillë të ngjashëm më parë.