Laporta flet sërish për Nico Williamsin, por këtë herë me një ton tjetër
Joan Laporta ka folur hapur për qëndrimin e Barcelonës për nënshkrimin e Nico Williams këtë verë.
I pyetur në lidhje me pagesën e klauzolës së lirimit, presidenti i klubit katalunas ka lënë gjithçka të hapur.
“Nëse një mundësi në treg e kërkon, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”, deklaroi Laporta.
Ai komentoi gjithashtu mbi presionin që rrethon planet e transferimeve të klubit.
“Nuk dua të flas për persekutim. Ata na vënë pengesa në rrugën tonë — po mësojmë të vrapojmë në gara me pengesa”, shtoi ai.
Barcelona është lidhur shumë me Nicon në javët e fundit, me Hansi Flick që thuhet se është i etur të sjellë një sulmues të ri anësor. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























