LAJMI I FUNDIT:

Lansohet portali publik për transparencën buxhetore

Lansohet portali publik për transparencën buxhetore

Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën gjermane në Kosovë dhe GIZ-in kanë lansuar portalin publik që do të shërbej për qasje transparente të të dhënave buxhetore të shtetit.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në ceremoninë e lansimit tha se ky portal do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët kanë interes për të situr të gjitha të dhënat buxhetore për nivel lokal dhe qendror.


Hamza tha se me këtë synohet të krijohet transparencë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Në vazhdimësi kemi bërë avancime për transparencë karshi opinionit për menaxhimin e parasë publike, u bë raportim publik në mes raporteve dhe kemi vazhduar me publikuar të hyrat. Falë përkushtimit të zyrës për komunikim publik dhe si Ministri e Financave dhe me mbështetjen e Gjermanisë përmes GIZ-it në sot po lansojmë para jush portalin e transparencës ku për herë të parë do kenë qasje për të dhënat e buxhetit të shtetit”, tha ministri Hamza, përcjell Telegrafi.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se ky hap që po bën kjo ministri është projekt i rëndësishëm.

“Ky është një projekt i rëndësishëm sepse transparenca e buxhetit është fakt kyç për zhvillimin e Kosovës. Është motivim për të kuptuar më mirë funksionimin e shtetit dhe të qeverisë sepse politika fiskale prek çdo kënd, nga ajo se kush paguan dhe sa tatim po paguan dhe për këtë po flasim sot se në çka po përdoren këto tatime”, tha Heldt.

Në këtë ceremoni kanë marr pjesë dhe ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, rektorët e universiteteve publike dhe private, përfaqësues të instituteve dhe organizatave joqeveritare në Kosovë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/