Filmi më i ri, i cili ndezi ekranin e madh të Kinemasë ABC, ka bërë bashkë aktorë profesionistë dhe fytyra të estradës. Madje për shumë prej tyre ky ishte debutimi në një film “Zori” me regji të Esat Fejzës dhe skenar të Kenan Gergurovcit, i cili u shfaq të mërkurën.
Por cilësia dhe historia deri te realizimi është tjetër muhabet, shkruan sot “Koha Ditore”. “Zori” ka bërë aktorë edhe Medën, Gold AG-n e edhe Labin, i cili “luan” veten në film. Skenari u nis për dramë-aksion por doli komedi, edhe në momentet kur trajtohen ngjarje serioze. Filmi nis me një fatkeqësi: vetura shkel vajzën e Cakës (Naser Gashi).
Gjendja është kritike dhe doktori (Çun Lajçi) i thotë Cakës se ka vetëm 72 orë. Zgjidhja e vetme është dërgimi i vajzës për shërim jashtë vendit, por për këtë atij i duhen 400 mijë euro. Gruaja (Diellza Kolgeci) medoemos i kërkon të bëjë të pamundurën për ta shpëtuar vajzën. Këtu nis aksioni. Caka niset në kërkim të parave. Ai takon shumë miq të tij, por askush nuk pranon ta ndihmojë.
Dialogët që përcillen në film janë goxha të thjeshtë. Madje Caka ka të njëjtat fjalë edhe kur kërkon para, edhe kur takohet me dikë. Ndryshimet janë shumë të vogla. Tek ai sillet vërdallë nëpër qytet pa asnjë zgjidhje, takon një mik i cili pranon t’i ndihmojë. Gruaja e tij punon në bankë dhe i propozon Cakës që ta përdorin atë si informator të brendshëm që të marrin paratë.
Por për këtë u duhet ndihmë. Miqtë zgjedhin një prej mafive më të rrezikshme në qytet që të bashkëpunojnë me të, i cili njihet si “Babloku” (Sunaj Raça). Caka përpilon planin për plaçkitjen e bankës për vetëm një orë. Bashkë me Bablokun dhe njerëz të tij hyjnë brenda dhe marrin paratë. Ky akt lë të vdekur një punëtor të bankës. Plaçkitësit hipin në veturën e ambulancës dhe ikin prej aty, tek sirenat i lënë të ndezura. Babloku plagos Cakën dhe e lë për të vdekur në rrugë. Por ai shpëton dhe vetes i vë përpara një tjetër mision: hakmarrjen.
Teksa policia (Meda dhe Ilir Balija) marrin në pyetje punëtorët e bankës për të zbuluar rastin, Caka ndërmerr tjetër hap. Ai thërret miqtë e tij nga Shqipëria (Noizy) dhe nga Presheva (Gold AG) që t’i hakmerren Bablokut. I njëjti dialog përsëritet edhe këtë herë kur ai kërkon ndihmë, vetëm se kësaj radhe ai iu tregon se është i plagosur. Noizy e ndihmon atë në hakmarrje, ndërsa Gold AG përkujdeset që vajzën ta dërgojë jashtë vendit.
Ani pse me brinjë të thyer e në hall me veshkën, Gold AG e mban vajzën në krah deri në aeroplan. Caka hyn në shtëpi të Bablokut, i cili me muzikë tallava e me valle feston ditëlindjen. E vret atë. Për pak kohë policia arrin në vendin e ngjarjes, në mesin e të cilëve edhe Meda si detektiv i cili arreston Cakën për krimet e bëra.
Gjatë tërë kohës filmi përcillet me skena dhune dhe me sharje që i përshtatet gjuhës së mafisë. I paraparë për audiencën mbi 18-vjeçare, në premierën e këtij filmi salla ka qenë e mbushur me fëmijë për disa prej të cilëve nuk ka pasur as vend. Një grup është ulur edhe në dysheme e disa kanë mbetur edhe jashtë. Në konferencë pas premierës i pari ka folur skenaristi.
“Kjo temë është ndërkombëtare dhe edhe tek ne e pranishme. Tema si temë është e rëndësishme të pranohet. Nuk është e rëndësishme a thyhet një gotë a dhjetë. Me rëndësi që u thye diçka. Me rëndësi që është në mesin tonë. Çdo gjë që është në mesin tonë është e pranueshme edhe nëse ndodh pak”, ka thënë Gergurovci. Kur ka folur për procesin e realizimit të filmit, ka qenë pak më i qartë. Në film, kur Caka flet për fatkeqësinë e vajzës së tij, dialogu nuk është edhe aq serioz. Por për këtë skenaristi ka një arsye.
“Komike ka dalë vetë. Spontane ka qenë. Realisht filmi është dramë – aksion, po për arsye se edhe vetë kam qeshur, kur kanë dalë ato skena. Por nuk kam qeshur se kanë dalë keq, por sepse kanë qenë spontane. Mendoj që ato skena e kanë plotësuar filmin”, ka thënë ai. I pyetur në lidhje me futjen e pjesëtarëve të estradës në film, me shaka ka thënë. “Kemi marrë fytyra publike në film, sepse ka qenë më lehtë. Për t’u shitur filmi më shumë”. E ka lënë konferencën në gjysmë përderisa për filmin kanë folur edhe Sunaj Raça, Çun Lajçi e Meda.
Aktori Raça ka bërë një parashikim për “Zorin”. “Ky film mund të thyejë rekord të shikueshmërisë. Shikuesit mund ta pëlqejnë dhe shpresoj që do të thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë në sallën e kinemasë. Një pjesë shumë interesante që i jep një pamje tjetër është grupi i aktorëve që i ushtrojnë artet marciale”, ka thënë Raça.
Për Lajçin, humori që del nga disa skena të filmit është relaksues. Sipas tij, përfshirja e estradës është e mirë.
“Është hera e parë që dikush i ka tubuar dhe i ka futur në film. Këtë Amerika e bën çdo ditë. Janë njerëz që i duan shumë dhe shumë më i natyrshëm mu është dukur Meda si polic se ta kishim marrë një aktor ta luajë atë rol”, ka thënë Lajçi. Këngëtari Mehedin Përgjegjaj – Meda ka thënë se “ky filëm” ka qenë një përvojë e re për të.
“Kam pasur shumë projekte para kamerës dhe jam i afërt me të. Kam pasur disa skeçe, por kjo ishte ndryshe. Kur këndoj, tërë kohën duhet ta përcjell kamerën, por në filëm është e kundërta”, ka thënë Meda për rolin e policit. Bashkë me të në “Zori” luajnë edhe Lulzim Berisha, Shkurte Gashi, Menora Morina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale