LAJMI I FUNDIT:

Lansimi i SEEK, një ditë e madhe për gratë ndërmarrëse në Kosovë

Lansimi i SEEK, një ditë e madhe për gratë ndërmarrëse në Kosovë

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), si entitet zbatues i Marrëveshjes 49 milionë dollarësh të Pragut, të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Agjencionit Federal Amerikan (MCC), lansoi projektin 20.6 milionë dollarë, të quajtur Subvencionet për Eficiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK), që do të zbatohet nga konsortiumi gjerman GFA dhe HPC.

Udhëheqësja e projektit të Grave në Energji në SEEK, Janna Fortmann vlerësoi lansimin e SEEK si ditë të madhe për gratë ndërmarrëse. Mospjesëmarrja e mjaftueshme e grave në ndërmarrësi, u cilësua si problem botëror nga Fortmann, mirëpo me theks të veçantë në Kosovë, gjë që sipas saj bie në kundërshtim me faktin që gratë kosovare dinë shumë për eficiencën, janë përplot energji dhe ide interesante të biznesit.

“Të fuqizojmë dhe mbështesim gratë në ndërmarrësi do të thotë të ndihmojmë familjet dhe ambientin biznesor, andaj përmes SEEK, ne do të shtyjmë gratë të marrin vendimet e tyre mbi investimet në eficiencën e energjisë, që çojnë në biznese të qëndrueshme”, shtoi ajo.

Folës kryesorë në lansimin e SEEK, ishte Petrit Selimi, drejtor ekzekutiv i MFK, i cili shpjegoi më detaisht qëllimin e projektit SEEK, duke vënë në pah faktin se 2,600 shtëpi dhe banesa kosovare do të përfitojnë nga masat e eficiencës, si dhe administratori i USAID, Mark Green, që ritheksoi përkushtimin e USAID për bashkëpunim dhe përpjekje drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës.

SEEK synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e eficencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë.

Fokusi parësor teknik i ndërhyrjeve të SEEK-ut janë masat e eficiencës së energjisë që do të zvogëlojnë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje dhe promovojnë përdorimin e pajisjeve të ngrohjes me eficiencë të energjisë, si dhe stimujt që synojnë rritjen e përfshirjes së grave në mundësitë e biznesit të sektorit energjetik dhe investimet e eficiencës për bizneset në pronësi të grave.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori