LAJMI I FUNDIT:

Land Rover tregon se si Discovery mund të vozitet vet së prapthi edhe nëse ka të kapur një rimorkio

Land Rover tregon se si Discovery mund të vozitet vet së prapthi edhe nëse ka të kapur një rimorkio

Sistemi i vet vozitjes, duket se është shumë i avancuar në Discovery të ri

Të gjithë ata që kanë vozitur ndonjëherë së prapthi një veturë, për të cilën ishte e ngjitur edhe një rimorkio, e dinë mirë se sa e vështirë është, transmeton Telegrafi.


Këtë vështirësi, Land Rover e ka larguar për blerësit e interesuar të kenë një Discovery të ri, që mund ta kryejë vet këtë manovër.

Me sistemin e vet vozitjes që është integruar në gjeneratën e katërt të këtij modeli, makina lëvizë vet së prapthi me shumë saktësi.

Në një video të shpërndarë, shihet komiku Jack Whitehall dhe babai tij, që e vë funksionin e lëvizjes autonome dhe makina lëvizë prapa, bashkë me rimorkion e gjatë afro shtatë metra.

Ata dalin me sukses nga rrugica e ngushtë, derisa valët godasin vazhdimisht makinën e tyre, derisa dalin në hapësirë të sigurt. /Telegrafi/