LAJMI I FUNDIT:

Land Rover tregon fuqinë e modelit Discovery (Video)

Land Rover tregon fuqinë e modelit Discovery (Video)

Prodhuesi britanik i veturave, e ka lansuar një video të shkurtër ku e tregon modelin që lansohet vitin e ardhshëm, teksa testohet në terrene të ndryshme.

Discovery – i cili është ende me mbështjellësin kamuflazh – sfidohet nëpër ujë të thellë, rërë të shkretëtirës, gurë të thepisur, si dhe rrugë të ngrira, transmeton Telegrafi.


Me fuqinë dhe shpejtësinë që ka Land Rover, ky model ia del të largohet me lehtësi, thuajse po lëviz nëpër asfalt.

Sikur pamjen e jashtme dhe fuqinë e motorit, kompania është duke e mbajtur fshehtë edhe çmimin dhe datën e lansimit të këtij modeli. /Telegrafi/