LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender me 8 ulëse do të prezantohet më 31 maj

Land Rover Defender me 8 ulëse do të prezantohet më 31 maj

Land Rover ka publikuar foton e parë të Defender 130 në prag të premierës së këtij modeli.

Defender 130, i cili do të zërë një pozicion mbi versionet 90 dhe 110 në gamën e këtij modeli, do të prezantohet më 31 maj. Varianti më i madh i SUV-it të njohur do të ofrojë hapësirë të mjaftueshme në kabinën e pasagjerëve për 8 të rritur.

Përpara premierës, prodhuesi britanik publikoi imazhet e para të automjetit që tregon se modeli 130 do të ndajë plotësisht dizajnin e jashtëm me dy versionet më të vogla të kësaj veture.

Krahasuar me variantet 90 dhe 110, Defender 130 do të ketë një bazë rrote më të gjatë, por edhe një trup pak më të madh mbi boshtin e pasmë. Gjatësia e automjetit pritet të jetë 5100 mm, që është 342 mm më shumë në krahasim me modelin me pesë dyer 110 dhe 777 mm më shumë se Defender 90 me tre dyer.

Land Rover ka konfirmuar se automjeti do të ketë tre rreshta ulësesh në një konfigurim 2-3-3.

Motori pritet të jetë i ngjashëm si me versionet më të vogla të Defender, duke përfshirë një 5.0 V8 të fuqishëm me 525 hp (386 kW) dhe 846 Nm. /Telegrafi/