Merce dhe Mylee nga Louisiana e Shteteve të Bashkuara, ishin takuar kur i kishin vetën dy vjet, në një kurs vallëzimi për të vegjël.

Që atëherë, ata kanë nisur të shoqërohen dhe kanë bërë gjithçka së bashku, transmeton Telegrafi.


Lamtumira mbresëlënëse e nëntëvjeçarëve që janë rritur së bashku foto 2 Nuk ndalojnë së qari shokët që janë rritur bashkë

Por, ata është dashur të kryejnë vallëzimin e fundit dhe të përshëndeten, pasi Merce do të shkojë për të jetuar në Kaliforni sepse babai tij ka gjetur një punë të re.

Fotografitë ku ata i japin lamtumirën njëri-tjetrit, janë postuar në Twitter ku janë shpërndarë mbi 50 mijë herë.

Lamtumira mbresëlënëse e nëntëvjeçarëve që janë rritur së bashku foto 3 Ndahen miqtë që ishin edhe partner në vallëzim

“Shpresoj që jeta mos t’i ndajë dhe të takohen sërish, për ta vazhduar shoqërinë aty ku e kanë lënë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/