LAMM: Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa, nuk ka pritje në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Qarkullimi në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar i qetë, në rrugë të lagështa.
Intensiteti i lëvizjes jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Nga
Telegrafi
29/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































