Lamborghini po përgatit veturën më të fuqishme në histori – por vetëm për të zgjedhurit

Çdo gusht, Gadishulli Monterey i Kalifornisë shndërrohet në një shesh lojërash për ultra të pasurit – një ekosistem i përkohshëm ku makina të rralla, syze dielli të shtrenjta dhe një kafe edhe më e shtrenjtë espresso bashkëjetojnë në harmoni të përsosur.
Java e Makinave në Monterey është bërë një nga vendet kryesore për premierën e modeleve ultra të kufizuara dhe ultra ekskluzive, dhe këtë vit, duket se Lamborghini po vjen me diçka veçanërisht dramatike, transmeton Telegrafi.
Sipas informacioneve të fundit, prodhuesi italian po përgatit një model të veçantë që mund të quhet Fenomeno, nga fjala greke për “fenomen” – një spektakël unik, shkruan CarScoops.
Premiera pritet gjatë “Pebble Beach Concours d’Elegance”, dhe megjithëse Lamborghini ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e kësaj makine, thashethemet u përhapën kur kompania e regjistroi emrin Fenomeno në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian në fillim të kësaj pranvere.
Sipas Supercar Blog, ky model i veçantë do të bazohet në Lamborghini Revuelto aktual. Ende nuk është e qartë se çfarë ndryshimesh janë bërë në sistemin hibrid V12 6.5 litra, por pretendohet se Fenomeno do të ketë më shumë fuqi se Revuelta, e cila zhvillon 1,015 kuaj-fuqi, duke e bërë atë Lamborghini-n më të fuqishëm në histori.
Një supozim është se Fenomeno mund të jetë përgjigja e Lamborghini-t për Ferrari SF90 XX, por kjo mund të mos jetë e vërtetë.
Ndërsa versione më të fuqishme dhe më të lehta të Revuelta-s janë sigurisht në zhvillim e sipër, këto modele ka të ngjarë të mbajnë emblema si S, SV ose SVJ, në vend të një emri krejtësisht të ri.
Në vend të kësaj, duket më e mundshme që ky model të ndjekë shembullin e edicioneve speciale të bazuara në Aventador, siç janë Veneno, Centenario dhe Sian FKP 37.
Disa nga klientët ekskluzivë të Lamborghini-t thuhet se tashmë kanë parë modelin e ri, me njërin prej tyre që thotë se dizajni do të frymëzohet nga modeli legjendar nga Sant’Agata – ndoshta Miura, megjithëse kjo nuk është konfirmuar ende.
Thuhet se do të prodhohen vetëm 29 njësi të Lamborghini Fenomeno. Përveç fuqisë shtesë, pritet një karroceri krejtësisht e ndryshme krahasuar me Revuelto-n standard.
Është gjithashtu pothuajse e sigurt se çmimi do të kalojë shumë një milion dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndaloi një sulm të mundshëm në një kishë me veturën e tij F-150, burri në Michigan mori një të re si shpërblim

Mercedes CLA Shooting Brake i ri është një automjet elektrik me një autonomi deri në 761 kilometra

Jaguar u prezantua zyrtarisht, duke i tmerruar disa dhe duke i kënaqur të tjerët

Pronares se një Toyota i shkrihet vetura nga vapa, “nuk është e vetmja”

Ndaloi një sulm të mundshëm në një kishë me veturën e tij F-150, burri në Michigan mori një të re si shpërblim

Jaguar u prezantua zyrtarisht, duke i tmerruar disa dhe duke i kënaqur të tjerët

A është ky fundi i ekraneve në vetura?

Sllovenët kanë zhvilluar një motor që e shndërron çdo veturë në një bishë

Po e ‘mbytni’ motorin në heshtje çdo ditë pa e kuptuar fare, ngasja në shpejtësinë e gabuar e shkatërron veturën tuaj

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë