LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini përplaset dhe ndahet përgjysmë, shoferi shpëtohet pak para eksplodimit (Video)

Lamborghini përplaset dhe ndahet përgjysmë, shoferi shpëtohet pak para eksplodimit (Video)

Në Çikago të Shteteve të Bashkuara, është filmuar momenti kritik kur shoferin po e largonin nga vetura tij që ishte ndarë përgjysmë.

Drejtuesi i paemëruar, e ka humbur kontrollin mbi Lamborghini Huracan dhe është përplasur për shtyllat metalike në skaj të rrugës, transmeton Telegrafi.


Por, derisa atë po e bartnin kalimtarët e rastit, makina me ngjyrë të zezë ka eksploduar dhe është përfshirë nga flakët.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet çasti dramatik kur kjo veturë që kushton shumë shtrenjtë shpërthen duke i frikësuar të gjithë.

Mësohet se shoferi ka shpëtuar pa lëndime të mëdha fizike, shkaku i sigurisë së lartë që ofron Huracan. /Telegrafi/