LAJMI I FUNDIT:

Lakuriqët përdorin qimet në krahë si senorë për rrymat e ajrit

Lakuriqët përdorin qimet në krahë si senorë për rrymat e ajrit

Qimet në krahët e lakuriqëve të natës shërbejnë si sensorë për të dalluar rrymat e ajrit gjatë fluturimit.

Lajmi është konfirmuar nga raporti më i fundit i Akademisë Kombëtare të Shkencës në Britani, e cila ka studiuar manovrimet e çuditshme të lakuriqëve për një kohë të gjatë. Sipas këtij studimi, ekspertë thonë se qimet e shkurta, me trashësi sa flokët e njeriut, dërgojnë mesazhe në trurin e lakuriqit të natës për rrymat e ajrit dhe e ndihmon këtë të fundit të bëjë lëvizje aerodinamike.

Për të vërtetuar këtë fakt, lakuriqët janë eksperimentuar edhe pas heqjes së këtyre qimeve në krahë. Nga këto teste rezultoi se lakuriqët fluturonin më pak, por edhe në rastet kur kjo nodhte, lëvizjet e tyre ishin shumë të çrregullta.

Qimet në krahët e lakuriqit të natës ishin zbuluar rreth 100 vjet më parë, por askush nuk e dinte rolin e tyre. /Telegrafi/