Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret dhe duket se tanimë kanë lënë mbrapa krizën që kishin në rezultate.

Luka Donçic dhe LeBron James udhëhoqën Los Angeles Lakers në fitoren e tyre të 45-të të sezonit mbrëmë.


Lakers mposhtën Memphisin në një ndeshje spektakolare me rezultatin 134:127 dhe dy yjet më të mëdhenj bënë atë që pritej prej tyre.

Doncic e përfundoi ndeshjen me 29 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime, ndërsa James shënoi 25 pikë me 6 kërcime dhe 8 asistime.

I shkëlqyer ishte edhe Austin Reaves me 31 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime.

Në anën tjetër më i miri te vendasit ishte fundori Ja Morant, i cili shënoi 22 pikë, 8 kërcime dhe 10 asistime.

Lakers tani janë në vendin e katërt dhe Memphis në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore me një fitore më pak. /Telegrafi/

Orlando - Sacramento 121:91

Philadelphia - Miami 95:118

Chicago - Dallas 119:120

Oklahoma City - Indiana 132:111

Memphis Grizzlies - LA Lakers 127:134

San Antonio - Boston 111:121

telegrafi sport app