LAJMI I FUNDIT:

Lajm i mirë për kosovarët në Zvicër: Pushimet verore në vendlindje të mundshme, ndoshta edhe me veturë

Lajm i mirë për kosovarët në Zvicër: Pushimet verore në vendlindje të mundshme, ndoshta edhe me veturë

Lajm i mirë për kosovarët që jetojnë në Zvicër: Pushimet verore në vendlindje janë të mundshme, si me makinë ashtu edhe me aeroplan.

Kështu së paku citohet të ketë thënë për mediat zvicerane, zëvendës ambasadori kosovar në Zvicër, sipas të cilit pritet që nga qershori pritet të lehtësohen kufizimet e hyrjes, përcjell Telegrafi.


Siç thuhet më tej, operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Turistët gjithashtu mund të kthehen në vend, ka thënë më tej Islam Spahiu.

Chair Airlines, i quajtur dikur Germania, fluturon nga Cyrihu dhe Bazeli në kryeqytetin kosovar të Prishtinës. Sipas faqes së internetit të kompanisë, ajo do të rifillojë operimet e fluturimit në kohë për verën.

Mediat zvicerane sjellin në pah edhe faktin se kërkesa për karantinë për hyrjen në Kosovë tashmë janë relaksuar.

“Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë vetëm duhet të karantinohen zyrtarisht për një javë në vend të dy”, ka thënë më tej Spahiu.

Ai premton se masa do të eliminohet plotësisht në qershor.

Sidoqoftë, shumë kosovarëve nga Kosova u pëlqen të shkojnë në vendlindje me makinë dhe kjo pritet të funksionojë gjithashtu nga qershori.

Në këtë drejtim, mediat zvicerane citojnë Spahiun të ketë thënë se: “Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtohet përsëri me makinë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori