LAJMI I FUNDIT:

Lajçi me rezultat historik, zë vendin e dytë në Stemberk të Çekisë

Lajçi me rezultat historik, zë vendin e dytë në Stemberk të Çekisë

Shkëlzen Lajçi ka arritur sukses historik për automobilizmin e Kosovës. Në garën disiplinës malore, e zhvilluar në Stemberk të Çekisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, ai është renditur në pozitën dytë në Grupin N, me kohë të njëjtë sikur edhe i pari, 7:23.35 minuta.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin e arritur. Shtegu ka qenë gjysmë i lagur dhe gjysmë i terur, ndërsa unë u kam treguar mjeshtri në vozitje”, ka thënë Lajçi pas garës.

Në shtegun legjendar, i gjatë shtatë kilometra, i cili është edhe më i vjetri në Evropë, ai pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe tani gjendet në mesin e dhjetë të parëve, me 40 pikë të tubuara, ndërsa kjo ishte vetëm gara e dytë e tij.

Lajçi edhe para fillimit të garave pati premtuar se Kosovës do t’i sjellë kupa nga garat në Evropë. Pas garës në Austri, në të cilën ai u rendit i katërti dhe i fitoi 12 pikë, kësaj radhe ishte edhe më i mirë.

“Kam premtuar se do të jap maksimumin në çdo garë dhe Kosovës do t’i sjellë kupa. Jam shumë optimist se ky është vetëm fillimi i sukseseve, ndërsa e falënderoj FASK-un dhe të gjithë ata që po më mbështesin”, është shprehur Lajçi pas garës, citon KP.

Sfida e tij e radhës është vetëm pas një jave në Glasbach të Gjermanisë.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori