LAJMI I FUNDIT:

Lajçi: Demonstrata e vitit 1981 – demonstratë kombëtare për Kosovën Republikë (Video)

Lajçi: Demonstrata e vitit 1981 – demonstratë kombëtare për Kosovën Republikë (Video)

Ali Lajçi, një prej organizatorëve të demonstratave te vitit 1981, thotë se këto demonstrata janë organizuar nga një grup studentësh të cilët botërisht i shpallën kërkesat e tyre për Kosovën Republikë.

Në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në Rrokum TV, ai ka thënë se këto demonstrata nuk e kanë pasë mbështetjen nga Shqipëria e as nga qarqet tjera ekzistuese.

Ai nuk pajtohet me funksionarin komunist të Kosovës, Azem Vllasin, duke thënë se demonstratat nuk kishin karakter ideologjik marksist-leninist, por se kishin ide kombëtare për Kosovën Republikë. /Rrokum/Telegrafi/