LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takoi ambasadorët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takoi ambasadorët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, takoi të hënën në Bruksel ambasadorët e shteteve të rajonit.

Lajçak shkoi në Bruksel dy muaj pasi u emërua në këtë post, pasi, deri më tash, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është detyruar të punojë nga shtëpia e tij në Bratisllavë.


Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë njoftoi vetë për takimin me ambasadorët, duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “ishte mirë të fliste me të gjashtë ambasadorët e Ballkanit Perëndimor në ditën e tij të parë në Bruksel”.

“Patëm një diskutim konstruktiv rreth situatës në rajon dhe procesit të integrimeve në Bashkimin Evropian. I njoftova ata me planet e mija në lëvizjet përpara”, tha Lajçak.

Gjashtë ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshijnë ata të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës.

Burimet në Bruksel thanë se Lajçak ka folur edhe për planet për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që është detyra e tij parësore si përfaqësues i posaçëm i BE-së, raporton REL.

Por, për këtë, thanë burimet diplomatike, duhet të sqarohet situata politike në Kosovë.

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar bashkërisht nga Kosova dhe Serbia që të jenë gati për të rifilluar dialogun për normalizim marrëdhëniesh, të cilin, sipas tyre, duhet ta lehtësojë Bashkimi Evropian.

Këto dy vende kryesore të BE-së i kanë shprehur mbështetje të plotë përfaqësuesit të posaçëm, Lajçak.

Por, disa diplomatë në BE pranojnë se në këtë moment nuk ka kushte për një rifillim të mirëfilltë të dialogut.

Për këtë gjë, sipas këtyre burimeve, është e nevojshme që të ketë një qeveri me fuqi dhe kapacitete të plota në Kosovë.

Qeveria e Kosovës është në detyrë, pasi më 25 mars Kuvendi i Kosovës ka votuar mocionin e mosbesimit kundër saj.

Po ashtu, sipas burimeve, duhet pritur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat janë paraparë për fund të muajt të ardhshëm.

Por, të gjithë në BE pajtohen se status quo-ja në dialog, e cila po zgjat më shumë se një vit, nuk është e qëndrueshme, prandaj edhe dialogu duhet të rifillojë sa më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori