Emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak është pyetur dje rreth letrës së ish- kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq dërguar Shërbimit të Jashtëm Evropian të Veprimit (EEAS), e cila ka shkruar se “marrëveshja për normalizim nuk përfaqëson një traktat legal nën të drejtën ndërkombëtare”.
Gazetari gjerman Michael Martens e ka pyetur emisarin duke i thënë që “nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE”.
Kryeministri Kurti të mërkurën e ka refuzuar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq pikërisht për këtë- ka kërkuar që Serbia ta tërheq letrën e Bërnabiq, ta nënshkruaj marrëveshjen dhe ta dorëzojë terroristin Radojiçiq që më pas të ecet drejt zbatimit.
Lajçak duke u përgjigjur për këto çështje ka thënë se BE e përsërit vazhdimisht në takime se Radojiçiq s’ka imunitet dhe se duhet të jap llogari.
Më pas ai në mënyrë më të detajuar i ka adresuar kërkesat e Kurtit për formalizim të marrëveshjes dhe letrën e Bërnabiq.
“Si përfaqësues i BE’së mund të japë definicionin se çka nënkupton normalizimi, siç është në dokumentin e BE’së, që i bie, të lehtësojmë dhe ndihmojmë që Kosova e Serbia të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht obligative që do t’i normalizojë raportet e tyre dhe zgjidh çështjet e hapura ekzistuese mes tyre. U takon palëve, Kosovës dhe Serbisë të definojnë se çfarë nënkupton normalizimi, por kur themi marrëveshje ligjërisht obligative kjo thotë shumë”, ka thënë si.
“Së dyti, marrëveshja që e kemi arritur vitin e kaluar shkurt/ mars në Bruksel dhe pastaj në Ohër, është marrëveshje ligjërisht obligative në tërësinë e saj. Iu është thënë palëve dhe janë pajtuar me këtë gjatë takimit tonë në Ohër se është bërë në linjë me Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve që thotë se marrëveshja mund të normalizohet me nënshkrim ose mënyrë tjetër për të cilin pajtohen palët, në këtë rast është formalizuar me anë të deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë Borell”, ka theksuar ai.
Sipas, diplomatit që deri në janar pritet ta lehtësojë dialogun Kosovë- Serbi, BE ka thënë shumë herë se marrëveshja është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe para së gjithash provizionet e kësaj marrëveshje janë bërë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë, pjesë e relacioneve formale mes Serbisë dhe BE’së.
“Kështu që po humbim shumë kohë duke diskutuar dicka që vërtetë nuk është aq relevante. Ajo që është relevante është se kemi bërë shumë pak progres ose hic në implementim e kësaj marrëveshje. Kjo është cështja kyce” ka shtuar ai.
“Nuk mendoj se duhet të tërhiqemi në një diskutim legal. Ne e kemi bërë të qartë se është legale dhe e kemi thënë shumë herë. Kur e shikoni këtë nga ana politike dhe nga perspektiva logjike Kosova dhe Serbia duhet ti normalizojnë raportet përndryshe sdo të bëjnë progres na rrugën evropiane dhe marrëveshja që e kami arritur në Ohër është rruga drejt normalizimit” ka theksuar Lajçak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri