LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Nuk ka nevojë për ndërhyrje nga jashtë, formimi i qeverisë është në duart e politikanëve të Maqedonisë

Lajçak: Nuk ka nevojë për ndërhyrje nga jashtë, formimi i qeverisë është në duart e politikanëve të Maqedonisë

Shumë e pazakontë dhe për të ardhur keq është që për Maqedoninë ka ndërhyrje të tillë nga jashtë në proceset e brendshme, pasi që formimi i Qeverisë me të vërtetë është proces i cili duhet të jetë në duart e politikanëve vendor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë mesazh e ka dërguar ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak në diskutimin për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.


Siç njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli, Lajçak qëndrimin e tij e përsëriti në një deklaratë për AIM pas përfundimit të takimit të Këshillit kushtuar, sipas tij, më së shumti Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë.

I pyetur nëse ministrat e kanë dënuar platformën shqiptare në Maqedoni si ndërhyrje të një shteti të huaj në çështjet e brendshme të vendit, shefi i diplomacisë sllovake me përgjigje: – Ky është debat. Ne nuk sollëm konstatime formale, kështu që ta dini, ministrat i thonë vetëm qëndrimet e tyre. Dhe kjo u tha dhe unë para pak çastesh thashë për agjencinë tonë se është e pazakontë dhe për të ardhur keq që vendi të ketë ndërhyrje nga jashtë në proceset e brendshme. Pasi që formimi i Qeverisë me të vërtetë është proces i cili duhet të jetë në duart e politikanëve vendorë. Kështu, është faktor që në mënyrë shtesë e komplikon punën”, theksoi Lajçak.

Para fillimit të Këshillit të sotëm të BE-së, pikërisht Mirosllav Lajçak deklaroi se dy shtete të Ballkanit janë para shkatërrimit, ndërsa tre janë në krizë të madhe politike, duke potencuar se Federika Mogerini nga turneu ballkanik është kthyer e frustruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori