LAJMI I FUNDIT:

Lajçak merr mbështetjen e Rumanisë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak merr mbështetjen e Rumanisë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu.

Në këtë takim Lajçak mori mbështetje nga ministrja rumune për të çuar përpara dialogun të udhëhequr nga BE-ja

“Faleminderit Luminita Odobescu për një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut, si dhe dinamikave rajonale. Mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak në platformën “X”.


Ndërkaq ministrja rumune Odobescu theksoi se dialogu është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Shumë e lumtur që takova emisarin Miroslav Lajcak sot në Bukuresht. Shkëmbim i mirë për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Përsërita mbështetjen e plotë të Rumanisë për përpjekjet e tij për të çuar përpara dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE, thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Odobescu. /Telegrafi/