LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Deri të mërkurën do të kemi një fotografi më të qartë për të ardhmen e dialogut

Lajçak: Deri të mërkurën do të kemi një fotografi më të qartë për të ardhmen e dialogut

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se BE dhe SHBA po punojnë bashkërisht sa i përket dialogut në Bruksel dhe mënyrës se si ai do të vazhdojë në të ardhmen.

Lajçak në fjalën e tij tha se vizita e tij bashkë me Escobarin është mesazh se BE e SHBA ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me të ardhmen e rajonit.

“Jam në Prishtinë që të vazhdoj diskutime me kryeministrin dhe presidenten. Kjo është vizita ime e shtatë si përfaqësues i BE-së për dialog, por ne jemi këtu kësaj here së bashku me kolegun Escobar për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE dhe SHBA punojnë krahë për krah dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën, për procesin e dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ardhmen e rajonit”.


Escobar në konferencë me Kurtin e Lajçakun: SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës
Lexo po ashtu Escobar në konferencë me Kurtin e Lajçakun: SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Diplomati sllovak tha se deri të mërkurën do të kenë një fotografi më të qartë të asaj se çfarë duhet të presim nga e ardhmja.

“Kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për planet tona për javët dhe muajt e ardhshëm dhe ne do të vazhdojmë bisedimet me presidenten dhe kryeministrin dhe do të qëndrojmë këtu deri të mërkurën dhe shpresoj të kemi një fotografi më të qartë të asaj se çfarë duhet të presim nga e ardhmja dhe se si duhet të ndërtohet procesi dhe shpresoj se do t’ju njoftoj më vonë për të gjitha këto”, tha Lajçak./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori