LAJMI I FUNDIT:

Lahm: Ndeshje e vështirë, por jam i bindur në kualifikimin tonë

Lahm: Ndeshje e vështirë, por jam i bindur në kualifikimin tonë

Philipp Lahm ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich është mysafirë i Real Madridi në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Reali me tri mungesa të rëndësishme ndaj Bayernit (Foto)
Lexo po ashtu Reali me tri mungesa të rëndësishme ndaj Bayernit (Foto)

Kjo ndeshje do të jetë e vështirë për bavarezët pasi kanë humbur në shtëpi në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.


Megjithatë, kapiteni dhe shpirti i ekipit, Lahm, beson që skuadra do të kualifikohet tutje edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

“Ne kemi treguar tashmë në të kaluarën se mund të fitojmë ndeshje në udhëtim, por është e qartë se ne jemi viktima”, ka thënë fillimisht Lahm.

Ancelotti: Rikthimi i vështirë, por besoj në skuadrën time
Lexo po ashtu Ancelotti: Rikthimi i vështirë, por besoj në skuadrën time

“Kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, por besoj në ekipin dhe jam i bindur se nuk do të jetë ndeshja ime e fundit në Evropë”, ka përfunduar kapiteni gjerman.

Ndryshe, ndeshja zhvillohet nesër(martë) në Santiago Bernabeu nga ora 20:45. /Telegrafi/