LAJMI I FUNDIT:

Lagjja “Model” mundësi për të zgjidhur çështjen e banimit për punëtorët e sektorit publik

Lagjja “Model” mundësi për të zgjidhur çështjen e banimit për punëtorët e sektorit publik

Komuna e Prishtinës ka shpalosur projektin e lagjes “Model”, lagje kjo e cila pritet të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, ku përfitues nga ky kompleks banesor do jetë punonjësit e sektorit publik si dhe familje me gjendje të rëndë sociale.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë projekti si më të madhin që e ka bërë komuna e Prishtinës në fushën e mirëqenies sociale.


Ahmeti tha përfituesit nga projekti për “Banim me Kosto të Përballueshme” mund të jenë punëtorët e sektorit publik që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit, derisa theksoi konkursi për aplikim do jetë i hapur nga nëntori i këtij viti.

“Kemi hyrë në këtë projekt i cili fillon në Bërnicë të Poshtme për diku përafërsisht mbi 600-700 banesa të cilat do jenë në dispozicion me kosto të përballueshme për punëtorët e sektorit publik, kur them punëtorët e sektorit publik flas për mësimdhënësit, flas për punëtorët shëndetësor, flas për punëtorët administrativ, flas për Policinë…Është një lagje “Model” po e quajmë ne ky 29 për qind e sipërfaqes është banim ndërsa 71 për qind janë hapësira publike, fusha, çerdhe, shkolla, park në përgjithësi dhe ideja është që dikush me një pagesë relativisht të ulët prej 150-200 euro në muaj do të mund të ketë një banesë në dispozicion dhe këtu nuk po flasim për qira…Nuk kemi shkuar me banesa 40 metra, 50 metra, por kemi shkuar me banim dinjitoz, ku një familje me 3 fëmijë duhet ta ketë një banesë tri dhomëshe”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës tha se projekti për lagjen “Model” pritet të filloj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe se në këtë kompleks banesor do të integrohen edhe familjet me gjendje të rëndë sociale.

Ahmeti po ashtu theksoi se këto banesa nuk janë të dedikuara për persona që mbajnë poste të lartë në komunë.

“Një pjesë e këtyre banesave do t’i përdorim edhe për strehim social sepse kemi thënë qe një kohë të gjatë që ne nuk mendojmë që banesat sociale të jenë të izoluara në mes vete si geto, por duhet të integrohen në lagje të ndryshme këtu do e bëjmë edhe integrimin e parë. Nuk do ketë banesa në dispozicion për kryetarët e komune e për drejtor komunal edhe pse po e them bukur të mira, nuk është për poste përkundër faktit se edhe ne jemi shërbyes publik, por është thjesht e menduar për të gjithë ata nuk kanë pasur mundësi asnjëherë në jetë jo vetëm që të blejnë banesë“, u shpreh Ahmeti.

Detaje rreth ndërtimit të lagjes “Model” e cila pritet të jetësohet në Bërnicë të Poshtme dha edhe drejtori i Mirëqenies Sociale, pranë komunës së Prishtinës, Dren Kukaj i cili tha se për këtë projekt janë analizuar edhe lagje të tjera të Prishtinës si Ulpiana, Bregu i Diellit, Dardania.

Sipas tij ky kompleks banesor në Bërnicë të Poshtme është vetëm 4 kilometra larg qendrës së Prishtinës dhe ka karakter multifunksional.

Kukaj teksa i ka radhitur disa nga kriteret për të qenë përfitues për të jetuar në lagjen “Model”, tha se ky projekt nuk paraqet çrregullim të tregut.

“Përfituesit mos ta kenë çështjen e banimit të zgjidhur e kjo për ne i bie që janë duke jetuar me qira ose janë duke jetuar në bashkësi të mëdha familjare, dhe kriteri i dytë është kriteri ekonomik të jenë në kushte të vështira ekonomike, përveç këtyre kritere dhe pikë më shumë do kenë familjet që do jenë më të mëdha ..sa më të reja familjet aq më shumë pikë do ketë dhe kemi paraparë që me automatizë pikë shtesë do marrin gratë dhe një kategori tjetër janë ajo e nënave vetë ushqyese”, theksoi Kukaj.

Në këtë konferencë për media ku u prezantua projekti për “Banim me Kosto të Përballueshme” u tha se lagja në Bërnicë do e ketë të zgjidhur edhe çështje e parkingut, si dhe janë duke bashkëbiseduar me institucione financiare vendore dhe ndërkombëtare për të gjetur kreditor për këtë projekt.

Kompleksi banesor në Bërnicë të Poshtme i cili pritet të filloj të ndërtohet vitin e ardhshëm është bashkëpunim në mes komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Publike Banesore. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori