LAJMI I FUNDIT:

Lagjja “Kalabria” në Prishtinë, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Drenasi pa ujë

Lagjja “Kalabria” në Prishtinë, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Drenasi pa ujë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i papërpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj).

Në njoftim thuhet se si shkak i kësaj ka rritje të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm , duke filluar nga ora 09:30 për Fushë Kosovën dhe lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë. Përveç ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, do të rikthehet gjendja normale me trajtim dhe furnizim. /Telegrafi/