Lagjja e Dizhonit në Shkup me infrastrukturës të shkatërruar (Video)
Rrugët në lagjet e Dizhonit vijojnë të jenë të pa asfaltuara dhe me mungesë kanalizimi. Qytetarët thonë që në këto lagje nuk punohet thuajse asgjë. Muaj më parë disa ekipe filluan të punojnë me kanalizimin por e lanë në gjysmë.
“Njëherë kanë sjellë makineri të rëndë, kanë gërryer edhe e kanë lënë me kaq, 10 cm kanal kanë këtu. Po të bie shi këtu bëhet katastrofë, uji edhe brenda hyn. Nuk kanë faj populli, kanë faj kryesia, shteti i ka fajet.”
“Para 2 muajsh ishin, e gërryen, e bënë katastrofë dhe ashtu ka mbetur. Askush nuk interesohet, as komuna.
“Kjo rrugë me të vërtetë ka nevojë për rindërtim dhe kanalizim. Filluan, iu bënë ofertë të punojnë por u larguan. Ka kanalizime por janë shumë të dobëta, kur mbushet del në rrugë kryesore kur bie shiu dhe uji prej shtëpive që del mblidhet dhe nuk vijnë për ta pastruar.”
Ndërsa, nga Komuna e Çairit thonë se presin miratimin e projektit për kanalizimin nga Ministria e Ekologjisë dhe paralelisht do të fillojnë punë edhe për asfaltimin e rrugëve pas përzgjedhjes së partnerit që do të realizoj punën në teren.
“Procedura për furnizim publik për asfaltimin e rrugëve në Komunën e Çairit është e iniciuar dhe pritet që e njëjta të përfundoj gjatë muajit maj. Sektori i urbanizmit do të fillojë menjëherë me punë për asfaltimin e të gjithë rrugëve ku ka nevojë në territorin e Komunës. Kemi aplikuar me një projekt për çështjen e kanalizimit në Ministrinë e Ekologjisë, presim miratimin e projektit dhe pas miratimit dhe realizimit të procedurës së rregullt për kanalizimin të fillohet me punë edhe në këtë drejtim”, tha Kushtrim Alla, Zëdhënës në Komunën e Çairit.
Edhe në disa bulevarde dhe trotuare muaj më parë kanë filluar punimet për ndërtim dhe riparim por kanë mbetur të papërfunduara. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City