LAJMI I FUNDIT:

Lagjja ‘Dardania’ në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Lagjja ‘Dardania’ në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka shpërthyer gypi i ujit me diametër fi 200 mm në rrugën “Garibaldi”.

Sipas kompanisë, pa ujë kanë mbetur banorët e lagjes “Dardania” në kryeqytet.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcit gypi i ujit fi 200 mm në rrugën ‘Garibaldi’ në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje. Pa ujë të pijshëm është lagja ‘Dardania’. Sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e defektit. Do ju mbajmë të informuar. Kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/