LAJMI I FUNDIT:

LaFerrari i parë që ka dalë nga prodhimi, në shitje për dhjetëmijë dollarë (Foto)

LaFerrari i parë që ka dalë nga prodhimi, në shitje për dhjetëmijë dollarë (Foto)

Makinat nga Ferrari, jo vetëm se nuk e humbin vlerën, por me kalimin e kohës bëhen edhe më të shtrenjta.

Këtë e tregon më së miri ky LaFerrari, i cili është i pari që ka dalë nga prodhimi, prej koleksionit të limituar të 499 veturave, transmeton Telegrafi.


Automobili luksoz i shitur për 1.3 milion dollarë, është blerë më vonë nga një pronar tjetër për afro katër milionë, ndërsa tani po shitet për këtë shumë marramendëse.

Supermakina që është shumë e veçantë ka gjendje të përkryer, ndërsa në matës i shënojnë vetëm 1,600 kilometra, që duket se me të janë bërë vetëm disa xhiro.

Sidoqoftë, ky është vetëm çmimi fillestar dhe nuk dihet nëse do të ketë oferta tjera, por besohet se ka mjaftë të interesuar që gjithsesi do ta blejnë. /Telegrafi/

laferrari-i-pare-qe-ka-dale-nga-prodhimi-ne-shitje-per-dhjetemije-dollare-foto-2

laferrari-i-pare-qe-ka-dale-nga-prodhimi-ne-shitje-per-dhjetemije-dollare-foto-3

laferrari-i-pare-qe-ka-dale-nga-prodhimi-ne-shitje-per-dhjetemije-dollare-foto-4

laferrari-i-pare-qe-ka-dale-nga-prodhimi-ne-shitje-per-dhjetemije-dollare-foto-5

laferrari-i-pare-qe-ka-dale-nga-prodhimi-ne-shitje-per-dhjetemije-dollare-foto-6