Ka më shumë se një yll të modës në familjen Germanotta.

Në një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga Westfield në fillim të javës së kaluar, Lady Gaga interpretoi këngë nga albumi i saj i ri me Tony Bennett, "Love for Sale".


Ajo doli në skenë me dy fustane nga Topo Studio, marka e re e krijuar nga motra më e vogël e Gagës, Natali Germanotta.

lady gaga love for sale westfield 2

Për aktin e saj të parë, fituesja e Grammyt performoi e veshur me një fustan të tejdukshëm dhe të zbukuruar me pendë.

Ajo më vonë u pa në një fustan të zi prej kadifeje me një të çarë deri në kofshë për të kënduar këngët e tjera.

lady gaga love for sale westfield

"Faleminderit motrës sime të talentuar për dizajnimin e kostumeve të mia të bukura për shfaqjen!", shkroi Gaga në Instagram. /Telegrafi/