LAJMI I FUNDIT:

Lada Niva 4×4 që është një nga veturat më të vjetra, vjen me përditësime në pjesën e brendshme

Lada Niva 4×4 që është një nga veturat më të vjetra, vjen me përditësime në pjesën e brendshme

Nëse mendoni se Nissan Frontier është plakur shumë, shkoni në Rusi dhe kërkoni çelësat për një Lada 4×4. Ka lindur si Niva në vitin 1977, kur Jimmy Carter ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa që nga ai vit ka qenë në prodhim të vazhdueshëm dhe tani po merr një mori përditësimesh si pjesë e modelit të vitit që vjen.

Lada, që ndodhet pranë Mitsubishit, nën ombrellën Renault-Nissan, shpjegoi se përditësimet e këtij 4×4, po bëhen kryesisht për të rritur rehatinë dhe sigurinë, transmeton Telegrafi.


Veshjet e epokës së Luftës së Ftohtë, përfshijnë një tabelë me pamje të re, me një sistem më të fuqishëm të kontrollit të klimës, dalje 12 volt në konzolën qendrore dhe një tufë instrumentesh analoge të ri dizajnuara, mes të cilave edhe një ekran i vogël LCD, që shfaq të dhënat e mbledhura. Termi “sistem infotainment” nuk ka hyrë ende në leksikun e këtij 4×4.

Lana Niva që është në prodhim nga viti 1997, pamjen e jashtme vazhdon ta ketë të pandryshuar

Modeli i vitit 2020 u ofron pasagjerëve të përparmë, hapësirë më të rehatshme të pajisura me ato që Lada i përshkruan si “një mekanizëm më të besueshëm të palosjes”, plus jastëkët për mbështetjen e kokës.

Në pjesën e përparme janë mbajtëset për gota, pjesët e reja për mbrojtjen nga dielli, harta më të ndritshme si dhe një sistem më i shpejtë për emergjenca që aktivizon hapjen e air bagëve, si dhe izolim më të mirë të zërit për ta bërë kabinën sa më të qetë.

Ndryshime të lehta në pjesën e brendshme, ku përfshihet edhe një ekran të vogël

Këto janë të vetmet ndryshime që ka pësuar Lada Niva, pasi pjesa e jashtme, mbetet e njëjta që kur ka hyrë në prodhim, vetëm se dritat horizontale i ishin zëvendësuar me ato vertikale në vitin 1993. Brenda do të vazhdojë ta ketë motorin me 1.7 litra që i mundëson të prodhojë 83 kuaj fuqi, që i dërgon më pas nëpërmjet pesë shpejtësive manuale.

Makina 4×4 aktualisht fillon në Gjermani me 11,990 euro, që është një nga shtet e vetme Evropës perëndimore ku akoma shitet.

Makina Lada Niva, vazhdon të jetë e kërkuar për shkak të fuqive në te gjitha terrenet

Ai gëzon një ndjekje të vogël por jashtëzakonisht besnike midis gjahtarëve, vozitësve në terrene të vështira dhe aventurierëve me buxhet të ulët – për një kohë, Lada madje ofroi një model gjuetie – me dy vende, një ndarje dhe rafte për armë zjarri.

Gjithashtu, është e shpërndarë në Evropën Lindore dhe mbetet një makinë tepër e kërkuar në Rusi, për shkak të aftësive të jashtëzakonshme në terrene të vështira. /Telegrafi/