LAJMI I FUNDIT:

Laburistët mbështesin një referendum tjetër për Brexit-in

Laburistët mbështesin një referendum tjetër për Brexit-in

Udhëheqësi i laburistëve në Britani, Jeremy Corbin, njoftoi se do të mbështesë një referendum tjetër mbi Brexit-in, nëse parlamenti, këtë javë, e hedh poshtë marrëveshjen për braktisjen e vendit nga blloku.

Zëdhënësi i partisë laburiste, Keir Starmer, ka paralajmëruar se partia e tij do të propozojë një amendament që qeveria të miratojë propozimin e tyre për një union të përhershëm doganor me BE-në.


“Nëse parlamenti nuk e voton planin tonë atëherë laburistët do të mbajnë premtimin që e kemi dhënë në konferencën tonë vjetore dhe do të mbështesim një tjetër votim publik” ka shkruar Starmer në Twitter.

Kryeministrja britanike Theresa May është nën presion për të shtyrë daljen e Britanisë nga blloku, pasi gjasat për një marrëveshje të re me BE-në janë shumë të vogla.

Kjo pasi BE-ja po kundërshton të rishikojë marrëveshjen paraprake e cila ishte hedhur poshtë nga parlamenti britanik, raporton Rel.

Megjithatë, kryeministrja, Theresa May, është e vendosur që Britania të dalë nga blloku në afatin e paraparë më 29 mars.

Foto: Reuters

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori