LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri nuk merr vota të mjaftueshme për deputet

Labinot Tahiri nuk merr vota të mjaftueshme për deputet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri nuk ka marrë mbështetjen e mjaftueshme nga qytetarët që të jetë pjesë e Kuvendit edhe për një mandat.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, transmeton Telegrafi.


Tahiri ka shkruar se do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve edhe jashtë Kuvendit.

Ndryshe, Tahiri ishte pjesë e listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet parlamentare ka marrë 11.57 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind.

Partia e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind, partia e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sipas rezultateve preliminare, koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun zgjedhor. Ky koalicion ka marrë 4.96 për qind të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori