Labinot Rexha mërzitet për gjyshen e sëmurë: Lë shtëpinë vetëm nëse vdes ajo

Banori i shtëpisë së famshme, Labinot Rexha, ka treguar një rast prekës të familjes së tij.
Teksa qëndronte në oborr me konkurrentët e tjerë, ai tha se gjyshen e ka shumë të sëmurë dhe për herë të parë nuk e njohu kur u përshëndet për të hyrë në Big Brother VIP Kosova.
Ndër tjerash, këngëtari tha se arsyeja e vetme që do ta linte shtëpinë, do të ishte nëse vdes gjyshja e tij.

“Gjyshen e kam shumë të sëmurë. Që shtatë vjet është në shtrat. Është hera e parë kur unë e përshëndeta dhe ajo nuk më njohu", u shpreh ai.
Tutje tha: "Dhe nëse më thonë që ajo [ka vdekur] e lë lojën, përndryshe nuk e lë lojën kurrë. Sepse ajo më ka rritë mua. Unë nuk kam babë, e ajo është aroma ime”.
Labi iu bashkua Big Brother në spektaklin e së hënës, gjë që e kishte kërkuar që një kohë.
Para se të hynte, organizoi edhe një protestë, duke shprehur dëshirën për të qenë pjesë e shout. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




















































