Labinot Rexha bën thirrje për protestën e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qytetarët e Prishtinës ftohen të marrin pjesë në një protestë mbarëpopullore në sheshin “Skënderbeu”.
Ky marsh ka për qëllim të shprehë mbështetjen për ish-krerët e UÇK që aktualisht po gjykohen në Hagë.
Ftesa për pjesëmarrje është përhapur edhe përmes rrjeteve sociale, ku figura publike kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar.
Një nga këto thirrje vjen nga Labinot Rexha, i cili ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook, duke ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në marshin qytetar.
Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
"Nesër, më 17 Shkurt 2026 në ora 14:00, le të ngrihemi së bashku në Sheshin "Skënderbeu", në Prishtinë dhe të tregojmë se zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet!
Marshi qytetar në mbështetje të krerëve të UÇK-së, me moton: “Drejtësi, jo politikë!”
Të dalim të gjithë me krenari, unitet dhe vendosmëri.
Së bashku tregojmë se drejtësia dhe dinjiteti janë forca jonë!
Drejtësi, jo politikë". /Telegrafi/





























































