LAJMI I FUNDIT:

Labinot Maliqi, imami 29 vjeçar që lufton radikalizmin (Video)

Labinot Maliqi, imami 29 vjeçar që lufton radikalizmin (Video)

Labinot Maliqi, ndonëse i ri në moshë, ka një kohë të gjatë që angazhohet për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmin e dhunshëm që çon në terrorizëm.

Maliqi, 29 vjeç, është imam në xhaminë “Bedri Kamberi”, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.


Hoxhë Maliqi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka treguar se në ligjëratat e tij, vazhdimisht ka dominuar tema e radikalizmit.

“Allahu e përmend se nuk ka dhunë në fe, çdo dhunë që bëhet në emër të fesë, është e ndaluar rreptësisht. Çdo dukuri negative, kjo fe e Allahut e lufton dhe e kundërshton. Edhe atëherë kur myslimanët bëjnë veprime të pahijshme, edhe atëherë kur myslimanët bëjnë gjëra që nuk i përkasin myslimanit, siç po i shohim në lindje, siç po i shohim nganjëherë edhe në perëndim”.

“Myslimanët nuk po punojnë sikurse duhet. Myslimanët, nuk po janë një pjesë e tyre shembull ashtu siç i ka porositur Allahu nëpërmjet pejgamberit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Andaj kjo fe e Allahut të madhëruar i kundërshton të gjitha veprimet ekstreme, të gjitha veprimet e këqija që i bëjnë myslimanët”.

Shoqëria duhet të jetë kundër shkuarjes së kosovarëve në Siri e Irak, thotë hoxhë Maliqi, sipas të cilit, personat e shndërruar në ekstremistë, nuk e njohin mirë fenë islame.

“Një mysliman që e njeh fenë e tij, nuk ka asnjëherë mundësi të bëhet ekstremist. Vetëm për ata, të cilët janë myslimanë gjysmakë apo kanë njohuri gjysmake apo shumë pak njohuri për fenë islame, mundësia për të qenë ekstremistë është e madhe. Vetëm te këta njerëz”, ka thënë imami Maliqi.

Ka një vit që ai ligjëratat e tij, i mban në një shtëpi të shndërruar në xhami.

Në mungesë të hapësirës për t’u falur, besimtarë të lagjes e kanë lëshuar shtëpinë e tyre për t’i kryer ritet fetare.

E njëjta xhami para një viti është licencuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Besimtarët e Lagjes së Spitalit në Prishtinë, që falen në këtë xhami, kanë thënë se imami vazhdimisht ka folur kundër dhunës.

Shpëtim Pefqeli, është një prej tyre.

“Më pëlqen sidomos kur flet për rininë, për punën, për këto vetitë e këqija që janë prezente te ne, për t’u larguar prej tyre”, thotë Pefqeli.

“Është udhëheqës i mirë. Sa i përket xhamisë së kësaj lagjeje, është shumë i mirë. Shumë korrekt është”, thotë një qytetar tjetër me emrin, Hazir Temaj.

Për kontributin e tij në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Labinot Maliqi është pritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Aty ai është takuar me përfaqësuesit e Zyrës së Fesë dhe Çështjeve Globale.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori