Labeli i njohur "PINT" janë shumë të pëlqyer në trevat shqiptare, veçanërisht nga mosha e re.

Fansa të shumtë nisen drejt koncerteve për të ndjekur nga afër idhujt e tyre, teksa këta të fundit jo gjithmonë janë duarbosh nëpër koncerte.


Shpesh herë MC Kresha dhe Lyrical Son kanë dhruar për fansat e tyre albume me autografe, teksa kanë nxjerrë në shitje edhe veshje të ndryshme me logon e label-it.

"Speci" është figura, të cilën të gjithë fansat e "PINT" duan ta kenë pjesë të stilit të tyre, dhe kjo gjë në fakt është e mundur falë koleksionit të ri të veshjeve nga ky label.

Ata kanë publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa fotografi nga ky koleksion nën logon e kompanisë, ku përfshihen: bluzat, xhupat dhe kapelet e ndryshme të prodhuara nga "PINT".

pint1 e1484918640770

pint2 e1484918656536

pint3 e1484918679211

pint4 e1484918693366

pint5 e1484918709973

pint6

pint7

pint8

pint9