“La Verita”: Kina ia ktheu Maqedonisë paratë e vaksinave për shkak të kompanisë fantome

Gazeta italiane “La Verita”, sot në tekstin me titull “Lufta në mes Kinës dhe Rusisë për Ballkanin”, ka shkruar se arsyeja për kthimin e paradhënies së Maqedonisë për vaksinat “Sinofarm”, është se marrëveshja duhej të zhvillohej nëpërmjet një kompanie fantome me seli në Hong Kong.
“La Verita” shkruan se kulmi i menaxhimit të keq dhe blerjes së vaksinave ka ndodhur edhe një herë në Maqedoni ku Qeveria e Zoran Zaevit është e gatshme që në llogari të shëndetit të qytetarëve të luftojë për shpëtimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në një intervistë televizive në janar, Zoran Zaev i informoi qytetarët se asnjëherë nuk do të kërkojë ndihmë nga Kina dhe Rusia, pasi vendi pas anëtarësimit në NATO, duhet të mbështetet tek aleatët perëndimor”, shkruan “La Verita”.
Kjo gazetë ka siguruar dy dokumente, që dëshmojnë të kundërtën e asaj që ka thënë kryeministri Zoran Zaev.
“Dokumenti i parë tregon se ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka dërguar kërkesë tek Sinofarm më 25 dhjetor 2020, dhe një tjetër më 25 janar 2021, për të siguruar vaksina. Kjo konfirmon presionin e Qeverisë së RMV-së për të finalizuar marrëveshjen. Zaev më vonë pranoi se është drejtuar në Pekin, por në fund të janarit të këtij viti, por Pekini komunist ia ktheu paradhënien”.
“Fakti që një kompani private, e cila sipas analizave fillestare nuk ka një themel të fortë, por ka fonde të mjaftueshme të depozituara në bankën gjermane “Deutsche Bank”, u përfshi nga qeveria e RMV-së në ndërmjetësim, e la Pekinin zyrtar të dyshonte se ata mund të përballen me mashtrim, gjë që çoi në anulimin e procedurës. Në fund të ditës, Kina i është përmbajtur parimit të menaxhimit të drejtpërdrejtë të ndihmës dhe komisioneve me qeveritë që nga fillimi i pandemisë. Një përpjekje tjetër e mundshme për korrupsion e kryer nga rrjeti i Zaev, madje edhe në dëm të shëndetit të qytetarëve, këtë herë u përplas me kokëfortësinë e regjimit komunist kinez”, shkruan “La Verita”.
Ndërsa kryeministri Zaev, sot ka reaguar në lidhje me akuzat e gazetës italiane. Ai tha se hedh poshtë çdo pretendim se ka pasur qëllim të keq gjatë tentimit për të siguruar vaksinën anti-covid.
“Absolutisht mohoj çdo qëllim të keq dhe veprim joligjor. Kemi pasur letër për interesim të disa kompanive, jo vetëm nga Kina”, tha Zaev, duke shtuar se për blerjen e vaksinës kineze është vendosur të shkohet nëpërmjet ambasadës dhe MPJ-së kineze./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës