LAJMI I FUNDIT:

La Liga: Ronaldo është mbreti

La Liga: Ronaldo është mbreti

Cristiano Ronaldo e shfrytëzoi javën e 37-të për të treguar se është njeriu më i rrezikshëm në botë nga gjuajtjet standarde, përderisa shënoi golin e shumëkërkuar të 38-tin, që barazoi dhe rekordin e golashënuesve në futbollin spanjoll.

Megjithatë, golat fantastikë të Ronaldos ndaj Villarrealit ishin pa ndonjë domethënie të caktuar, pasi Barcelona është shpallur kampione e Spanjës, me ç’rast në javën e parafundit ndihmoi Deportivon ta sigurojë mbijetesën.

Getafe ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Osasunas për të siguruar kështu dhe mbijetesën, e për ta lënë Zaragozën në pozitën e tretë të largimit nga La Liga. Në javën e fundit dhe shumë të nxehtë, gjashtë skuadra janë në rrezik që të largohen nga La Liga.


Formacioni i javës së 37-të në La Liga (4-3-3):

Portier: Mario (Racing)

Mbrojtësit: Martin Caceres (Sevilla), Pepe (Real Madrid), Alvaro Dominguez (Atletico Madrid), Alberto Lopo (Deportivo).

Mesfushorët: Angel Lafita (Zaragoza), Thiago Alcantara (Barcelona), Pedro Rios (Getafe).

Sulmuesit: Pablo Piatti (Almeria), Federic Kanoute (Sevilla), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

/Telegrafi/