LAJMI I FUNDIT:

La Liga kërkon nga UEFA ndëshkimin e menjëhershëm të Juventusit

La Liga kërkon nga UEFA ndëshkimin e menjëhershëm të Juventusit

La Liga ka kërkuar nga UEFA që të ketë sanksione të menjëhershme ndaj Juventusit për shkelje të rregullave financiare.

Zonja e Vjetër po përballet me një periudhë të errët, e ngjashme me atë të vitit 2006, kur kishte ndodhur skandali Calciopoli.

Kështu, La Liga i shkruar shtëpisë më të madhe të futbollit evropian që të ketë masa të menjëhershme ndëshkuese ndaj Biankonerëve.


“La Liga ka për qëllim promovimin e futbollit financiarisht të qëndrueshëm në Evropë dhe kërkon që autoritetet kompetente të zbatojnë sanksione të menjëhershme sportive ndaj Juventusit”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.

“Tashmë në prill 2022 ishte paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA kundër Juventusit, në të cilën ata raportuan shkelje të rregullave për lojën e ndershme financiare, të cilat Guardia di Finanza italiane po heton”.

Padyshim që pas kësaj lëvizjeje qëndron presidenti i ligës spanjolle, Javier Tebas, një kundërshtar i madh i klubit të Juventusit që në ditët e para të Superligës Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori