“Male, kryesisht të banuara nga rugovasit, kërcënojnë Kosovën të zhytet në kaos”.Kështu fillon lajmin, artikulli i reviztës së famshme nga Amerika Qendrore ”La Informacion”, duke iu referuar çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Aty thuhet se opozita akuzoi për tradhti, vendimin e dhënë për çëshjen e shenjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Shteti i vogël i Ballkanit, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, në gusht të 2015-ës përfundoi një marrëveshje me fqinjin e saj për të përcaktuar një kufi. Kjo është një nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, që kosovarët të udhëtojnë pa viza, e rëndësishme kjo për një komb të 1.8 milion njerëzish, shumica prej tyre shqiptarë.
Pas kësaj marrëveshje të arritur, Kosova duhet të jap rreth 8 mijë hektarë me pyje, fusha, lumenj dhe kullosa, Malit të Zi.
Në fillim nuk do të paraqiteshin vështirësi midis dy vendeve, të cilat kanë raporte të mira, qysh kur Podgorica ishte një nga të parët që njohu pavarësinë e Kosovës.
Por ratifikimi i kësaj marëveshjeje në Parlamentin e Kosovës, u shty përsëri dhe përsëri – në një kontekst të dhunshëm, demonstrata, duke filluar me gaz lotësjellës gjatë seancave parlamentare nga ana e deputetëve të opozitës “e po ashtu gjatë natës u hodhën edhe granata dore në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës”, shkruan La Informacion, përcjell Klan Kosova.
Në mesin e shumë çështjeve të ngjara, kjo mund të çojë në konflikt në rajon.
“Kjo marrëveshje është kapitullim. Ata kërkojnë që parlamenti të ratifikojë këtë tradhti”, ka thënë deputeti Albin Kurti, në shenj proteste nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, partia kryesore e opozitës për presidentin Hashim Thaçi.
Sipas Kurtit, kjo çështje bën të mundur një konflikt brenda katër ose pesë vjetëve të ardhshme.
Njerëzit vazhdojnë lëvizjen e tyre në malet e Rugovës, pa pasur nevojë të shqetësohen për demarkacionin. Por banorët e pjesëve të tokës, të katërmbëdhjetë fshatrave të banuara me shqiptarë mund të përfundojnë të malazezëve.
Zymer Demëbogaj, 65 vjeçar, bari i fshatit Bogë është i indinjuar.
“Ne u japim tokat tona dhe burimet tona Malit të Zi, kufiri vjen në derën e shtëpive tona”, tha ai.
Ndërkaq, Arif Demaj, i cili pretendon se ka 95 vjet, denoncon si absurditet këtë marrëveshje duke insistuar që të gjithë emrat e vendeve në këtë rajon janë shqitparë, shkruan gazeta me bazë në Republikën Domenikane, njofton Klan Kosova.
“Në gjithë vitet e jetës sime, unë nuk kam parë një polic të vetëm ose ushtar patrullimi malazez duke qëndruar roje në këtë territor, e tashmë duhet për t’u dhënë këto tokë atyere” ka përfunduar Demaj, i cili mbante veshje tradicionale me një shallë të bardhë të hedhur në kokën e tij.
Sipas tij, “varret shqiptare mund të përfundojnë në zonën fqinje sllave” të braktisura në anën tjetër nga Thaçi dhe ministri i tij kryesor Isa Mustafa.
Adrian Çollaku, analist politik ka thënë se opozita e cila kërkon që kufiri të nxjerret nga një gjykatë e arbitrazhit të opinionit ndëkombëtar, lëviz kryesisht nga interesat politike dhe dëshiron për të pëmbysur qeverinë. Kjo është një mënyrë që e ka delegjitimizuar Thaçi, arkitekti i pavarësisë dhe lideri i Kosovës për gati 20 vjet.
Ndërsa Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se vendi i tij nuk dëshiron t’i marr Kosovës as edhe një metër katror, por ai kërkon nga fqinji i saj (Kosova) për të ratifikuar marrëveshjen, siç ai ka bërë.
“Sipas Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka për qëllim të dërgojë vendin në Bashkimin Europian, ka thënë se kundërshtimi i kësaj marrëveshjeje apo mos ratifikimi i saj në parlament do të ishte fatale për Kosovën”.
Në frontin e një vendi të sëmurë nga korrupsioni, me papunësi të lartë dhe që nuk ka të normalizuara ende marrëdhëniet e saj me Serbinë, Thaçi do të mund të detyrohet të thërras zgjedhje të parakohshme, shkruan ”La Informacion”, në artikullin e saj dedikuar Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi