LAJMI I FUNDIT:

La djalin trevjeçar vetëm në banesë për të shkuar në ditëlindje, nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale flasin për rastin

La djalin trevjeçar vetëm në banesë për të shkuar në ditëlindje, nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale flasin për rastin

Një grua nga Fushë Kosova ka përfunduar në mbajtje për 48 orësh, pasi e njëjta kishte lënë djalin e saj 3-vjeçar, të vetëm në banesë gjatë natës.

E njëjta kish deklaruar në polici se fëmijën e ka lënë vetëm duke menduar se ai nuk do të zgjohet natën, dhe se ajo kishte shkuar në një festë për ditëlindje pas orës 22:00.


Lidhur me rastin, fqinjët kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, pasi fëmija kishte filluar të qante. Pas kësaj, policia së bashku me punëtorët e Qendrës Sociale kishin vizituar fëmijën, dhe kishin dërguar atë te disa familjarë.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë, Abaz Xhigoli, bëri të ditur se tashmë fëmija ndodhet te babai i tij, i cili është kthyer nga Sllovenia, pasi ka kuptuar situatën.

“Fëmija është marrë nga policia dhe punëtorja sociale ka bërë investigimin e fëmijës. Pas kësaj, nëna është dërguar në mbajtje. Ne jemi kujdes me dërgu te familjarët e tij, djalin trevjeçar. Djali tash është te babai i tij, i cili është kthyer nga Sllovenia”, tha ai.

Arrestohet një grua, braktisi fëmijën e saj duke e lënë vetëm në banesë në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Arrestohet një grua, braktisi fëmijën e saj duke e lënë vetëm në banesë në Fushë Kosovë

Për rastin u deklaruan edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të cilët njoftuan se tashmë nëna e djalit  është liruar pasi ka qenë në mbajtje për 48-orësh.

“Lidhur me këtë rast ju informojmë se fillimisht, Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarën (prindin e fëmijës) për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, sipas KPRK-së. E dyshuara ka qëndruar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa kemi pranuar kallëzim për këtë çështje penale dhe pas analizimit të të njëjtit, rasti është duke vazhduar të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo gjithashtu tha se Prokuroria është duke ndërmarrë veprime në koordinim me policinë dhe me Qendrën për Punë Sociale.

Ndryshe, policia kishte njoftuar se rasti ka ndodhur më 14 mars në Fushë Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori