LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner vesh fustan nusërie në tapetin e kuq të Met Gala 2022

Kylie Jenner vesh fustan nusërie në tapetin e kuq të Met Gala 2022

Motrat Kardashian-Jenners nuk mungojnë kurrë të befasojnë.

Së bashku me klanin e saj të motrave – të  cilat u ftuan të gjitha në Met Gala 2022 për herë të parë nga Anna Wintour – Kylie Jenner pati pikëpamjen e saj për elegancën e praruar.


24-vjeçarja veshi në tapetin e kuq një fustan nusërie nga “Off-White”, i cili ishte i kompletuar me një vello dhe një fund të bukur.

Por ky fustan kishte një kthesë: velloja ishte ngjitur në një kapelë bejsbolli, ndoshta një nderim për sportet amerikane.

Khloe Kardashian bën debutimin në Met Gala pas viteve të mospërfilljes
Lexo po ashtu Khloe Kardashian bën debutimin në Met Gala pas viteve të mospërfilljes

Ndërsa Kim Kardashian ka qenë e rregullt në Met Gala, ky ishte viti i parë për motrat e saj të famshme Khloe dhe Kourtney.

Por kjo nuk është paraqitja e parë e Kylie. Ndërsa mungonte vitin e kaluar, në vitin 2019, ajo kishte një kombinim ngjyrë vjollce pranë motrave Kendall dhe Kim.

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2022
Lexo po ashtu Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2022

Ajo si aksesorë kishte shtuar disa vath të manitshëm ndërsa flokët e saj të zeza i mbajti të drejta. /Telegrafi/