LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner shpjegon pse veshi një fustan nusërie në “Met Gala 2022”

Kylie Jenner shpjegon pse veshi një fustan nusërie në “Met Gala 2022”

Kylie Jenner mund të ketë marrë pjesë në “Met Gala 2022” pa dashurinë e saj, Travis Scott , por ajo gjithsesi solli atmosferë nusërie në natën e madhe.

Dhe ndërsa ndante disa foto nga prapaskenat në Instagram të martën, manjatja e bukurisë zbuloi arsyen e fustanit të nusërisë Off-White që zgjodhi për tapetin e kuq. Ai ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili vdiq në nëntor 2021 në moshën 41 vjeçare.


“Unë dhe Virgil duhej të shkonim në Met së bashku përpara se të shtyhej në vitin 2020”, shkroi 24-vjeçarja në mbishkrimin e saj.

“Të festoj sonte V dhe trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë vërtet bota për mua. Unë jam e përulur të vesh këtë fustan dhe të nderoj shokun time të bukur të talentuar. Ne të ndjemë sonte Virgil dhe të duam përgjithmonë. Faleminderit të gjithë ekipit Off White”.

Kylie Jenner vesh fustan nusërie në tapetin e kuq të Met Gala 2022
Lexo po ashtu Kylie Jenner vesh fustan nusërie në tapetin e kuq të Met Gala 2022

Fustani i yllit të realitetit 24-vjeçar përfshinte një fund dramatik dhe një bust të veshur sipër një bluze rrjetë me logon Off-White. Jenner ishte e pajisur me një vello të ngjitur në një kapelë bejsbolli mbrapsht.

Një pamje e ngjashme mbylli shfaqjen e vjeshtës 2022 të markës – koleksioni përfundimtar i Abloh. /Telegrafi/