Kylie Jenner ka nxitur thashethemet për një martesë të mundshme me partnerin prej disa vitesh dhe babain e dy fëmijëve, Travis Scott.

Së fundmi, Jenner postoi një foto në InstaStory ku shihej dora e saj me manikyr francez mbi një çantë jeshile 'Hermes'.


Kylie mbante dy unaza diamanti të vendosura në gisht, duke i shtyrë fansat të pyesin nëse ajo dhe Travis Scott (emri i plotë Jacques Webster) janë martuar fshehurazi.

55527029 0 image a 136 1647628363454

Përveç një unaze më të madh diamanti me dy rrathë, ylli televiziv dukej se mbante unazën e vogël me diamant “Love Ring”.

Është e paqartë nëse unazat janë të reja apo të vjetra, por Kylie është parë me bizhuteri të ngjashme në gishtin e saj të unazës në të kaluarën.

55527561 10628655 Not the first time Jenner wore a similar style of jewelry back i a 13 1647643128044

Një vit pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Stormi, themeluesja e “Kylie Cosmetics” nxiti edhe më parë thashetheme për martesën duke mbajtur diamante në gishtin e unazës në vitin 2018, ajo madje kishte një të stolisur me inicialet e të dashurit të saj, "JW".

Jenner, 24, dhe Scott, 30, janë takuar vazhdimisht që nga fillimi i lidhjes së tyre në 2017, shkruan PageSix.

Screenshot 21 6 Foto: Kylie Jenner/Instagram

Dyshja u bën prindër për herë të dytë në shkurt të këtij viti, Kylie solli në jetë djalin Wolf Webster.

Në fillim të kësaj jave Kylie u tregua e sinqertë me fansat për betejat e saj pas lindjes dhe periudhën e vështirë nëpër të cilën tha se ka kaluar.

Screenshot 22 6 Foto: FilmMagic

“Unë thjesht dua t'u them nënave se pas lindjes nuk ka qenë e lehtë, është shumë e vështirë. Kjo përvojë për mua personalisht ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”, tha Kylie ndër tjera. /Telegrafi/