Kylie Jenner shfaqet në bikini pranë pishinës, gjatë festave të Vitit të Ri

Kylie Jenner ishte pranë zbulimit të bikinit të saj ngjyrë ari, teksa festoi Vitin e Ri me disa selfie joshëse pranë pishinës.
Manjatja e bukurisë 28-vjeçare u shfaq në InstaStory, ku pozonte me humor gjatë pushimeve, duke lënë mënjanë zërat për një ndarje të mundshme nga Timothee Chalamet.
Ajo kishte veshur një bikini ari me dekolte të thellë dhe fund me lidhëse, ndërsa flokët e gjatë e të errët i binin lirshëm mbi supe në onde natyrale, shkruan DailyMail.

Grimi i saj ishte i thjeshtë dhe elegant, me rimel në qerpikë, nuanca të lehta rreth syve dhe buzë nude.
Pamjen e kompletoi me një gjerdan Panthère de Cartier me vlerë rreth 30,500 dollarë (rreth 28,000 euro) i cili më parë kishte ngjallur aludime se ishte dhuratë nga Chalamet.
Në postime të tjera, Jenner la të kuptohej se mezi po pret fundin e dimrit me shkrimin “summa forever”, shfaqi valixhe luksoze Chanel që sugjerojnë një udhëtim të afërt dhe më pas u paraqit me veshje sportive, duke treguar barkun e saj të tonifikuar gjatë një shëtitjeje në ajër të pastër. /Telegrafi/














































