Miliarderja Kylie Jenner është njëra nga figurat publike më të ndjekura në rrjetet sociale.

22-vjeçarja ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, e në të njëjtën kohë edhe poza të ndryshme e veshur me brende të ndryshme, shkruan Daily Mail.


Së fundmi përmes rrjetit social Instagram, ajo është shfaqur pa grim, ku vërtetoi se ‘magjistarët’ e bukurisë kanë nevojë për një ditë pushimi.

27593616 8252939 image a 18 1587720267944

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ishte veshur me pizhame, të cilat ishin të mbuluara me shenjën e avokados derisa me të shihej edhe vajza e saj, Stormi.

Gjatë kohës që është në mbyllje, ajo vetë kishte thënë se duhet ta lë të çlodhet fytyrën e saj: “Ky është një moment aq i mirë për të hequr flokët dhe thonjtë tuaj”.

27593618 8252939 image a 13 1587720101771

Bukuroshja aktualisht është në karantinë me ish të dashurin e saj, Travis Scott dhe vajzën e tyre Stormi, në rezidencën e saj në Hidden Hills.

Kylie dhe Travis u ndanë vitin e kaluar, por kanë kaluar më shumë kohë së bashku në muajt e fundit, me disa zëra që vërtiten për një ribashkim të tyre. /Telegrafi/