Kylie Jenner pritet me duartrokitje të ngrohta nga fansat në Javën e Modës në Paris

Kylie Jenner dhe Pamela Anderson ishin mes emrave të famshëm që tërhoqën vëmendjen në prezantimin e koleksionit pranverë/verë 2026 të Tom Ford, i mbajtur të mërkurën në Java e Modës në Paris.
Influencerja e njohur, Kylie Jenner, u shfaq me një fustan elegant të zi, duke theksuar linjat e trupit dhe duke bërë homazh ndaj stilit të veçantë të dizajnerit.
Ajo kishte kapur flokët e saj të zinj në një topuz të lëmuar, ndërsa pamjen e kompletoi me takë të larta stiletto të zeza, shkruan DailyMail.

Pamela Anderson, ndërkohë, prezantoi në pasarelë modelin e saj të ri të flokëve, një bob të kuq me prerje të guximshme, të cilin e kishte zbuluar vetëm pak ditë më parë.
Frymëzimin për këtë stil ajo tha se e mori nga tri aktore skandinave – Bibi Andersson, Liv Ullmann dhe Gunnel Lindblom – të cilat dikur kishin mbajtur modele të ngjashme.

Transformimin e saj ajo ia besoi parukierit të njohur francez John Nollet, që është bërë tashmë mik i afërt i aktores.
Pamela, përveç prezencës në sfilatë, pritet të shfaqet edhe në filmin e ri francez “Love is Not the Answer”, ku do të luajë përkrah aktorit Steve Coogan.

Spektaklin e mbrëmjes e plotësoi edhe Paris Jackson, e cila pas paraqitjes me një fustan të kuq mbrëmjen e kaluar, kësaj here zgjodhi një fustan të zi me një prerje të theksuar në këmbë.
Ajo mbërriti në shoqërinë e tezes së saj, legjendës së muzikës Janet Jackson.

Paris e kompletoi pamjen me takë të larta stiletto të zeza, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve përpara se të zinte vendin në rreshtin e parë.
Janet, nga ana tjetër, tregoi elegancë me një bluzë prej lëkure me peplum, të kombinuar me një blazer të zi dhe një fund të gjatë maxi. Vëmendja ra mbi belin e theksuar nga rripi, duke dëshmuar se ajo nuk mbetet pas në garën e modës krahas mbesës së saj.

Ndërsa Kesha, e njohur për veshjet e saj të guximshme gjatë kulmit të karrierës muzikore, kësaj here surprizoi publikun me një zgjedhje ndryshe – një fustan ngjyrë blu, tepër të hapur dhe provokues, që theksonte stilin e saj të pazakontë. /Telegrafi/






























































