LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner njofton se nuk do të marr pjesë në Met Gala, nuk i zbulon arsyet e mungesës

Kylie Jenner njofton se nuk do të marr pjesë në Met Gala, nuk i zbulon arsyet e mungesës
Foto: Kylie Jenner/Instagram

Ajo ka mahnitur të gjithë në Met Gala që nga viti 2016. Por, nuk do të marrë pjesë në festimin e këtij eventi që mbahet sonte (e hënë).

“Jam shumë e trishtuar që nuk mund ta arrij këtë vit. Mezi pres të shoh të gjitha dukjet”, njoftoi Kylie Jenner adhuruesit, në InstaStory, shkruan DailyMail.

Ndërsa, Kylie nuk specifikoi pse nuk do të merrte pjesë në shfaqje, por, motrat e saj të famshëm ka të ngjarë të jenë të pranishëm, pasi Kim Kardashian dhe Kendall Jenner të dy janë aktualisht në New York, ku mbahet shfaqja.


Foto: Kylie Jenner/Met Gala

Cilado qoftë arsyeja e mungesës së saj, Kylie padyshim që po ndihej sentimentale për përvojën pasi postoi një seri fotografish të shkrepura në shfaqjet e mëparshme të Met Gala.

Kylie nuk i ka munguar vëmendja që kur filloi të marrë pjesë për herë të parë në vitin 2016, ku u shfaq me fustan argjendi “Balmain”.

Kylie Jenner nuk i ndal paraqitjet në publik pasi njoftoi se është shtatzënë për herë të dytë, merr pjesë në eventin e “Revolve”
Lexo po ashtu Kylie Jenner nuk i ndal paraqitjet në publik pasi njoftoi se është shtatzënë për herë të dytë, merr pjesë në eventin e “Revolve”

24-vjeçarja vazhdoi trendin e shkëlqimit vitin e ardhshëm me një fustan metalik “Versace”.

Në vitin 2018 ajo shkoi për një dukje më të çuditshme me fustanin të zi, të gjatë me nuanca metalike. Ajo u bashkua në tapetin e kuq nga i dashuri i saj, Travis Scott.

Foto: Kylie Jenner dhe Travis Scott/Met Gala

Kylie kishte paraqitjen më të paharrueshme në vitin 2019 kur ajo tronditi Met Gala në një fustan elegant ngjyrë vjollcë që shfaqte dekoltenë dhe këmbët e saj në materialin e tejdukshëm.

Foto: Kylie Jenner/Met Gala

Këtë vit Met Gala do të jetë ndryshe nga të tjerët, me mysafirë të cilët thuhet se janë Beyonce, Jennifer Lopez dhe Camila Cabello, që duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit para se të hyjnë.

Ky njoftimi vjen më pak se një javë që kur Kylie njoftoi se po priste fëmijën e saj të dytë me Travis.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kylie njoftoi se po priste fëmijën numër dy me një video emocionale të postuar në llogarinë e saj në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Magazina
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit - kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit - kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Magazina
Amber, Jozi dhe G Bani rikthehen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 me votat e publikut

Amber, Jozi dhe G Bani rikthehen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 me votat e publikut

Magazina
Kalo në kategori