Kylie Jenner flet për emrin e djalit për të cilin kishte thënë se do t’ia ndryshonte

Meqenëse menjëherë pas lindjes së djalit të saj, Kylie Jenner deklaroi se ajo dhe partneri Travis Scott planifikojnë ta ndryshojnë emrin e tij origjinal, Wolf, në episodin e fundit të serialit "The Kardashians" –ajo zbuloi se ai vazhdon të mbajë të njëjtin emër.
Çifti mirëpriti djalin e tyre në shkurt dhe ende nuk e kanë treguar fytyrën e foshnjës, por bukuroshja dha lajmin për djalin në finalen e serialit të platformës Hulu.
Gjatë episodit të të enjtes, i fundit në sezonin e dytë, Kylie tregoi emrin e djalit të saj, pasi u kishte thënë fansave se do ta ndryshonte atë.

“Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t'ju njoftoj kur t'ia ndryshoj emrin”.
“Ndoshta në sezonin e tretë”, shtoi ajo duke i shkelur syrin kamerës. /Telegrafi/





















































