Kylian Mbappe fiton më së shumti - Perez me plan të ri për Vinicius dhe Bellingham sa i përket pagave

Real Madridi e bëri Kylian Mbappe lojtarin e tyre më të paguar këtë verë, kur nënshkroi me të si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain, megjithëse ai fiton më pak para se sa ftonte në Francë. Megjithatë, Los Blancos thuhet se do ta bëjnë të qartë se ai është ylli i tyre kryesor i ekipit – së bashku me dy të tjerë. Sipas OK Diario, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur t'i japë rritje masive pagash Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, duke i sjellë pagat e tyre në përputhje me ato të Kylian Mbappe.

Mbappe aktualisht fiton 15 milionë euro neto, ndërsa Bellingham dhe Vinicius janë rreth 10 milionë euro në vit, në marrëveshjet e tyre janë deri në 2029 dhe 2027 respektivisht.









































